Aktualitet

Del video e vrasjes së Klodian Rashës, polici rrëzohet dhe e qëllon pas shpine














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:09 - 03/06/21 |
mapo.al

I riu Klodian Rasha u ekzekutua nga policia vetëm se shkeli orën policore gjatë pandemisë. Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, janë publikuar edhe pamjet e momentit të vrasjes së Klodianit.






Këto nuk janë momente për klikimet që shuajnë kuriozitetin, por momente reflektimi për të vlerësuar se sa afër është jeta me vdekjen, liria dhe të drejtat e njeriut me shtetin policor.








Gjithçka ndodh për pak sekonda, pasi dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë. Ky është polici nën akuzë që në orën 2:2 minuta të mesnatës kalon rrugën.




Klodiani është në trotuar. Polici tenton ta kapë por Klodiani vrapon. Polici rrëzohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin.



Momenti kur polici Nevaldo Hajdaraj rrëzohet dhe qëllon të riun

Mbas të shtënave Klodiani vrapon edhe tre hapa e rrëzohet.

Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani jep shpirt aty në rrugë.

Polici i afrohet Klodianit pasi e kishte qëlluar

Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. / TCH

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas