Ditën kur kryeministri Edi Rama tha se do të padisë gazetarin gjerman, Peter Tiede për botimin e përgjimeve që duket se e imponojnë atë në manipulimin e zgjedhjeve, një delegacion ndërkombëtar i organizatave të lirisë njoftoi se do vizitojë Tiranën.
Lajmi është njoftuar prej tyre përmes rrjeteve sociale, ndërsa mësohet se delegacioni ndërkombëtar i organizatave të lirisë së medias do të qëndrojë në Tiranë deri më 21 qershor.
Delegacioni do të takohet me gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe anëtarë të tjerë të medias për të përcaktuar gjendjen e lirisë së medias dhe për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e gazetarëve.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se do të dërgonte në gjyq gazetarin gjerman Peter Tiede për publikimin e përgjimeve në të përditshmen “Bild”
Next week, a coalition of 7 international press freedom organisations — @ECPMF along with our members @article19org, @pressfreedom, @EFJEurope, @globalfreemedia, @RSF_inter, and @SEEMO_FreeMedia — will carry out a joint advocacy mission to #Albania. pic.twitter.com/eocvfAsZTU
— IFEX (@IFEX) June 13, 2019
Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme,le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!
— Edi Rama (@ediramaal) June 17, 2019