Vendimi i Edi Ramës për delegimin e Genti Cakajt si ministër të Jashtëm nuk është pritur mirë nga disa personazhe të rëndësishëm të diplomacisë shqiptare.
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e quajti Cakajn të paaftë dhe me nam të keq.
Kurse ish- kryenegociatorja kosovare, Edi Tahiri, pretendon se plani i Ramës për vendosjen e Cakajt në krye të ministrisë është djallëzor.
Nga ana tjetër, rrjetet sociale kanë vërshuar me meme për kryediplomatin e ri.
Një karikaturë e përgatitur nga Bujar Kapexhiu në MAPO është bërë virale.