Aktualitet

“Delta” 24-fishoi të infektuarit me koronavirus brenda muajit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:18 - 04/09/21 |
mapo.al

Në një muaj të infektuarit me koronavirus në Shqipëri janë 24-fishuar. Nga 3 gushti deri më 3 shtator janë zbuluar rreth 10 mijë e 800 të prekur të rinj. 1 në 14 persona të testuar ka rezultuar pozitiv






Tirana, Durrësi, Vlora qëndrojnë në krye të qyteteve me numrin më të lartë të rasteve aktive ndërsa Dibra dhe Kukësi vijojnë të kenë numrin më të ulët.


Me shtimin e të prekurve është rritur dhe numri i atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor.







94 persona më tepër se në fillim të gushtit po marrin ndihmën e mjekëve në spitalin Infektiv duke ezauruar kapacitetet e Covid 1.



Për të trajtuar pacientët me koronavirus sot u hap dhe spitali Covid 3, shërbimi i ish-kirurgjive në QSUT.

Lexo edhe :  869 raste të reja dhe 4 humbje jete nga koronavirusi


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu e bëri të ditur në rrjetet sociale.

Ndërkohë 51 të infektuar muajin e fundit nuk ja kanë dalë ta mundin koronavirusin duke bërë që numri i viktimave prej tij që në fillim të pandemisë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të shkojë në 2512 persona./abc/

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas