Aktualitet

“Delta”, kompanitë në SHBA rikthejnë masat, Twitter mbyll zyrat që rihapi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:25 - 29/07/21 |
mapo.al

Twitter po mbyll zyrat e rihapura në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kompani të tjera të teknologjisë po bëjnë vaksinimin të detyrueshëm për punonjësit brenda kampuseve, ndërkohë që varianti “Delta” po nxit rikthimin e rasteve me Covid-19.






Google dhe Facebook theksuan se të gjithë punonjësit amerikanë duhet të vaksinohen për të hyrë në zyra. Google po planifikon gjithashtu të zgjerojë fushatën e vaksinimit edhe në rajone të tjera në muajt e ardhshëm.


Twitter, që pezulloi edhe rihapjen e ardhshme të zyrave, kishte nisur të lejojë punonjësit në kampuset në San Fransisco dhe New York në 50% kapacitet. Rastet me Covid në SHBA janë rritur për shkak të variantit Delta, që u shfaq për herë të parë në Indi dhe përbën tashmë mbi 80% të infeksioneve të reja në SHBA.

Lexo edhe :  S'lejohen të kalojnë pa test në Mal të Zi, përplasje mes qytetarëve e policisë






Autoritetet e shëndetësisë kanë thënë se amerikanët e vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 duhet të vendosin përsëri maska në ambiente të brendshme, në zona ku koronavirusi po përhapet shpejtë.



Gjiganti i filmave në rrjet, Netflix, ka zbatuar gjithashtu një politikë që detyron vaksinimin për stafin e të gjithë produksioneve në SHBA.



Apple planifikon të rikthejë politikat e detyrimit të maskave për shumicën e dyqaneve retail në SHBA, si për konsumatorët edhe për stafin, edhe nëse janë të vaksinuar.

Google shtoi se do të zgjerojë politikat e punës nga shtëpia deri më 18 tetor, për shkak të rritjes së rasteve me Delta në shumë rajone.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas