Aktualitet

“Delta” po trondit botën, “EMA” parashikim të zi për gushtin: Mos humbni kohë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:04 - 14/07/21 |
mapo.al

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se varianti “Delta” i koronavirusit do të përfaqësojë 90% të infektimeve në Bashkimin Europian deri në fund të gushtit dhe se dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ky variant që po përhapet me shpejtësi.






“EMA” tha se të dhënat tregojnë se “Delta” është 40% deri 60% më ngjitës.


Për më tepër, varianti “Delta” mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital.





Kjo, vijon më tej “EMA” e bën të domosdoshme që vendet të përshpejtojnë programet e vaksinimit, përfshirë dozat e dyta për të mbyllur boshllëqet imune.



Por a do të kemi nevojë për një dozë të tretë?
Sipas “EMA”-s tani është shumë herët për të gjykuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër COVID-19, pasi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga vaksinimi duke marrë parasysh përhapjen e mutacioneve.

Lexo edhe :  Varianti Delta i koronavirusit shkakton kaos në botë


Sidoqoftë, në rast se nevojiten doza të treta, EMA thotë se “çdo informacion i ri i disponueshëm për këtë temë do të shqyrtohet menjëherë”.

85


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas