Aktualitet

‘Delta’ shkakton komplikacione të rënda, intubohen dy pacientë te Infektivi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:40 - 13/08/21 |
mapo.al

Pavarësisht numave në rritje, fillimisht u duk sikur mutacioni indian ishte më i lehtë krahasuar me variantin klasik apo britanikun, por nuk po ndodh kështu.






Pas një periudhe relativisht të gjatë, situata në repartin e reanimacionit nuk është e njëjtë. Prej ditës së djeshme mësohet se dy pacientë janë futur në intubim.


Shumica e pacientëve janë të pavaksinuar, mbi pesëdhjetë vjeç, por nuk mungojnë edhe ata te të tridhjetat. Ndonëse numri i të infektuarve rishtazi vetëm këtë javë i kaloi të pesëqindtët, vetëm një pacient ka ndërruar jetën.







Për fat të mirë, dje u shënua dita e tretë radhazi pa asnjë viktimë, ndërsa spitali i vetëm për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19 numëron 37 pacientë.



Kjo ka bërë që në qarqet e ekspertëve që marrin vendime për shëndetësinë, të diskutohet mundësia e rikthimit në spital covid të Departamentit të ish-Kirurgjisë.

Lexo edhe :  Situata e COVID - 992 raste të reja dhe 4 viktima


Sikundër numri i infektimeve, në rritje të lehtë, kohët e fundit ka ardhur edhe numri i atyre që ia hedhin virusit.

Dje u konsideruan të shëruar 46 persona, duke e çuar në 130 mijë e 549 totalin e të imunizuarve natyralisht nga virusi. Nga afro 4800 tamponë të kryer, të enjten u konfirmuan 274 prej tyre, i krahasueshëm me atë të një dite më parë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas