Aktualitet

“Delta” vijon të përhapet, 182 raste të reja me koronavirus














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:18 - 08/08/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete. 






Nga 3613 testime të kryera, të prekur me koronavirus kanë rezultuar 182 qytetarë


Raste e reja janë konfirmuar në këto bashki:







50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste  në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste  në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.



Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Gusht 2021)

Lexo edhe :  Manastirliu në Kopenhagen: Siguruam vaksina për gripin dhe vaksina anti-COVID

Raste të reja ditore         182
Të shëruar në 24 orë       23
Të shtruar në spitale       32
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                 3,613

Testime totale             929,945
Raste pozitive             133,912
Raste të shëruara       130,418
Raste Aktive                    1,035
Humbje jete                     2,459

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             364
Shkodër          159
Vlorë               103
Elbasan           98
Fier                  85
Lezhë              60
Berat               49
Durrës             49
Kukës              24
Gjirokastër       20
Korçë               18
Dibër                 6

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas