fbpx

Aktualitet

Dëme në shtëpi nga tërmeti? AMF: Ç’duhet të bëni për t’u kompensuar





               Publikuar në : 15:54 - 02/12/19 |
mapo.al

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që janë prekur nga tërmeti dhe kanë dëmtime në banesat e tyre të kontaktojnë menjëherë me shoqërinë e sigurimit për të njoftuar për dëmtimet e ndodhura.


Me anë të një njoftimi AMF informon të gjithë ata persona që kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës nga katastrofat natyrore, si tërmetet, zjarri, përmbytjet, të tregohen të kujdesshëm dhe të njoftojnë siguruesin brenda afateve të caktuara.



Konkretisht çdo qytetar që ka një kontratë të tillë duhet të shikojë afatet e përcaktuara në kontratën e sigurimit dhe të paraqesë dëmet e ndodhura që më pas të marrë edhe dëmshpërblimin. Pasi të kenë kryer hapin e informimit, tek banesa e dëmtuar do të shkojë një ekspert i shoqërisë së sigurimit për të evidentuar dëmet si dhe për të bërë të ditura edhe procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim.


Por mes banesave të dëmtuara nga tërmeti ka edhe nga ato që janë blerë me kredi. Në këtë rast qytetarët duhet të kontaktojnë me bankën për t’u informuar nëse keni siguruar banesën apo pronën Tuaj, si dhe për të kërkuar asistencën që iu nevojitet.


Etiketa: , ,

Pas