Aktualitet

Dëmet nga tërmeti, Rama në QSUT: Qenka shkundur mirë (VIDEO)





               Publikuar në : 10:43 - 10/12/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër sot në QSUT situatën e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Lëkundjet e forta sizmike lanë pas dëme të shumta edhe në pavionet e QSUT, ku në dy kardiologjitë ka pasur rënie të suvasë, ndërkohë që pacientët janë transferuar.


Teksa ka inspektuar dhomat e dëmtuara në këtë pjesë të spitalit, Rama ka pyetur nëse ka pasur pacientë brenda në momentin e tërmetit, gjë e cila është pohuar nga ministrja Manastirliu. Më pas kreu i qeverisë është kapur me cilësinë e punimeve dhe projektimin inxhinierik të cilën e ka quajtur si armiqësore.



Biseda gjatë inspektimit në QSUT


Rama: Qenka shkundur mirë, por kishte njerëz këtu brenda?

Manastirliu: Po kishte, por për fat të mirë asnjë pacient nuk është lënduar.

Rama: O zot, tendera mo tendera (sheh pjesën e trashësisë së suvasë)

Drejtori i QSUT: Suva mbi suva ka qenë, shumë e trashë

Manastirliu: 5 cm shtresa e suvasë

Rama: O Zot, ja shikoje. Veprimtari inxhinierike armiqësore


Ndërkohë që edhe shërbime të tjera në QSUT kanë pasur probleme nga tërmeti.

“Janë edhe shërbime të tjera në QSUT që kanë pësuar dëmtime, djegie plastika, në korridore, dhe aksesohet nga hyrje tjetër, dermatologjia dhe pediatria, kati i tretë njëra pjesë është izoluar”– tha ministrja e Shëndetësis, Ogerta Manastirliu.

Në dalje nga QSUT, Rama është interesuar për pjesën e parkingut dhe se çfarë po bëhet me punimet për rrugën.

Rama: Do bëhet ajo rrugë që të mbyllet kjo situatë. Nuk ka si stacion treni këtu, apo stacion vaporash që rrinë njerëzit. Duhet mbyllur përfundimisht. Disiplinimi brenda ka qenë pozitiv, që nuk hyjnë brenda siç hynin më parë. Tani nuk duhet të hyjnë dhe të rrinë nëpër oborr të spitalit. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Kjo është katastrofë.


Etiketa: , , , ,

Pas