Kryesore

Demi e pyet për vilat, Basha: Shpifje për të fshehur aferat e qeverisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:46 - 19/10/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Enkel Demi, lidhur me akuzat ndaj tij për pasjen e disa vilave. Demi u nis nga një deklaratë e Erjon Braces një ditë më parë.





Basha tha se këto janë shpifje dhe për këtë ka paditur në gjykatë Erjon Veliajn, dhe u shpreh se të njëjtën gjë do të bëjë edhe me Erjon Bracen.


Kryetari i Opozitës tha se ai e ka deklaruar rregullisht pasurinë.




Dhe këtë e ka bërë që prej ditës kur është futur në politikë.


Basha u shpreh se qeveria i ka gjithë institucionet dhe instrumentat për hetuar pasuritë e tij.


Ai shtoi se e gjitha është një fushatë baltosjeje, një përpjekje për të mos dhënë përgjigje për aferat skandaloze të qeverisë, si ajo e incerenatorëve.

Lexo edhe :  Basha takon dy familje në nevojë: Votoni masivisht për ndryshim më 25 prill

 

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas