Sport

Demi: Gjicit ia bën Federata stadiumin, ne më të fortë se Tirana








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:40 - 19/06/19 |
ro ot

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka dhënë një intervistë për Report TV ku flet në lidhje me shortin e Champions Leagues, por dhe ardhjen në krye të ekipit të trajnerit të ri Franco Lerda. Numri një i klubit e nis fillimisht me largimin e Gegës dhe afrimin e italianit.


Lerda “Pas ikjes së Gegës për një problem familjar mbetëm dhe bëmë disa interesime. E morëm italian sepse duam të arrijmë një nivel më lartë sepse kuptohet për teknikën dhe të gjitha. Kishim disa trajner, por drejtori zgjodhi Franco Lerdën”. 


Qarabag “Kuptohet që Qarabag është një ekip më me eksperiencë se ne. Ka shumë vite kampion i Azerbajxhanit, me kualitete të mira, ka qenë deri në grupet e ‘Champions League’. Gjithsesi unë nuk kisha pretendim për ndonjë ekip tjetër sepse tek e fundit 11 me 11 luajmë. Unë kam besim tek ekipi im, te stafi im, te drejtori. Me disa përforcime që do bëjmë besoj se është i kalueshëm”. 



Kompleksi dhe batuta e Gjicit – “Nuk e di çfarë ka thënë presidenti Gjici sepse atij stadiumin ia bën bashkia dhe federata. Ne si Partizanin po e bëjmë vetë. Unë nuk jam në garë se çfarë bën Gjici, unë shpresoj që ta mbaroj sa më shpejt”.


Lexo edhe :  "Presim rritje të rasteve" - Eugena Tomini: E gjithë harta e Tiranës është e kuqe

Largimi i Gegës “Më ka ardhur një ditë bukur, mbasi ka folur me drejtorin, për një problem familjar. I kam dhënë dorën dhe i kam thënë familja është mbi të gjitha. Kështu që ka qenë një ndarje xhentëllmenësh. Ka patur vetëm një problem familjar asnjë prapaskenë tjetër unë nuk e di të ketë. E dija që ka ikur në Amerikë, ju po thoni që është këtu, nuk kam informacion. Megjithatë unë i uroj fat dhe gjithë të mirat. Nëse ikën në një skuadër tjetër pastë fat dhe ishalla mos të ketë ato problemet që më tha mua”.


Tirana –Tani, derbi dihet që është derbi. Unë i pari po gëzohem shumëë që Tirana po përforcohet. Tek e fundit këto dy ekipe kanë qenë vlera e shumë viteve në kampionatit shqiptar. Me oshilacionet e të dyjave, sepse Partizani ka patur të vetat dhe gjithashtu edhe Tirana. Për këto lojtarët që ka marrë nuk kam informacion sepse unë nuk i ndjek skuadrat e tjera. Derbi do të jetë prap derbi, të treja rezultat janë brenda, por besoj se ne do të jemi gjithmonë më të fortë”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas