Nisja e vitit të ri shkollor nuk solli gëzimin e pritur për nxënësit e fshatit Shezë në Peqin.
Shkolla e tyre është mbyllur si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2014 dhe nxënësit janë udhëzuar të bëjnë mësim turn i dytë në shkollën e fshatit Pekisht.
Sot ata kanë protestuar duke kërkuar që të rikonstruktohet shkolla në fshatin e tyre.
Në mbështetje të prindërve dhe fëmijëve është dhe kreu i njësisë administrative, i cili thotë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nuk është miratuar fondi për riparimin e shkollës.
Në shkollën 9-vjecare të Shezës, ndiqnin mësimin edhe fëmijë nga fshatrat ngjitur, si Karthnek, Trash, Gryksh, të cilët tashmë u duhet të udhëtojnë disa kilometra për të bërë mësim, turn i dytë, në fshatin Pekisht.