Për dy javë modelja Demi Rose pushoi në Bali, ndërsa tani është kthyer në Los Angeles. Edhe pse e kthyer, sërish shijon pushime luksoze, madje poston edhe foto që nuk i lënë vend imagjinatës. Duket se Rose dëshiron të ekspozojë si zakonisht asetet e kolme. Me një palë bikini ngjyrë ari, së fundmi ajo i ka çmendur ndjekësit. Duhet përmendur që fansat i ka tejet besnikë, madje është e çuditshme se ata vetëm shtohen dita ditës. Aktualisht Rose numëron 9.6 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa kujtojmë se dy ditë më parë kishte 9.5 milionë të tillë.