Demokracia e politika: Përfundimet e paparashikueshme të luftës

Nga Angelo Panebianco

 



            Nuk dijmë se si e kur do të mbarojë lufta. Përfundimet e saj do të ndikojnë jo vetëm, siç është e natyrshme, mbi barazpeshat ndërkombëtare por edhe – gjë që është më pak e natyrshme – mbi ato të brëndëshmet e demokracive evropiane. Italia është, së bashku me Francën (e cila zotëron institucione më të qëndrueshme), më në dukje. Për praninë, më të shumtë si numër e më të zhurmëshëm, të armiqve të asaj që e quajnë perandoria e së keqes (Shtetet e Bashkuara). Nëse një demokraci nuk është një fuqi e madhe, nëse nuk mund të formatojë kontekstin ndërkombëtar, atëherë është ai kontekst që kushtëzon barazpeshat e saj të brëndëshme.

Për shëmbull, mbas luftës së Dytë botërore Shtetet e Bashkuara farkëtuan, në dritën e vlerave dhe interesave të tyre, në shemëri me Bashkimin Sovjetik, rendin ndërkombëtar. Demokracitë evropiane u përshtatën duke fituar qëndrueshmëri, siguri e mirëqënie. Ka mundësi që lufta në Ukrainë të vazhdojë gjatë. Por një ditë armët, së paku për pak, do të heshtin. E do të bëhet një llogari e parë. Janë tri mundësi. E para është që Ukraina, edhe pa rimarrë të gjithë territoret që Rusia ka pushtuar, të dalë fituese. Për të qënë ende një Shtet sovran që i ka qëndruar me sukses planit të Putinit për t’a fshirë nga harta gjeografike, për të treguar aftësi për të thyer projektin rish-perandorak rus. Mundësia e dytë është që Ukraina, edhe se ekziston ende, sëpaku me emër, do të jetë katandisur në një kandil, makar pa dalje më në det, e paracaktuar të mbijetojë në sajë të ndihmave perëndimore. Rusia do të njihej fitimtare. Moldavia, Polonia e Vëndet balltike do të kishin arsye të dridheshin.

Mundësia e tretë është një vënd numuro, një gjëndje pa fitues të qartë. Do të rridhte një armëpushim i paracaktuar, shpejt a vonë, të thyhej. Nomenklatura ruse nuk do të mund të lejonte për shumë kohë të mos ishte fituese e sigurtë. Përse vallë gjiganti do të duhet të durojë idenë se nuk arriti të kthejë në një qull ata që i quan insekte të parëndësishëm?

Të mbajmë parasysh dy mundësitë dhe pasqyrimet e tyre mbi Italinë. Një fitore e Ukrainës do të fuqizonte qëndrimet politike të atllantistëve. Një fitore ruse do t’i dobësonte rëndë. Jo të gjithë ata që shpresojnë në një mundje të Ukrainës janë detyrimisht putinianë. Por të gjithë janë kundër-amerikanë. Mendojnë se një fitore e Ukrainës do të ishte një fitore e NATO-s dhe e Shteteve të Bashkuara. Ëndërrojnë një Evropë që, të përzënë amerikanët, të merret vesh me Rusinë. Është një grup i ndryshëm, i përbërë nga paqësorë pak a shumë imagjinarë, putinianë, sektorë të botës katolike e të tjerë ende. Kundërshtia për NATO-n është faktori përbashkues.

Nëse do të fitojë Ukraina, atllantistët, Partia demokratike, Vëllezërit e Italisë e ndoshta – nëse do të dalë – një fuqi e qëndrës, do të përforcoheshin. Nëse do të fitojë Rusia do të jenë kundër-atllantistët të përforcohen, edhe brënda PD e Vëllezërve t’Italisë. Ndoshta vetë drejtuesit  e atyre partive do të kundërshtoheshin për zgjedhjen e tyre atllantike nga kundërshtarët e brëndshëm përkatës. Në kohët e mesme e të gjata, pamja evropiane që do të rridhte nga fitorja e njërit apo tjetrit ndërluftues do të ndikonte mbi barazpeshat politike italiane.

            Në ndarjet mbi luftën dallohen në kundërdritë dëshira të ndryshme mbi t’ardhmen e demokracisë. Është e vërtetë se dy ballërat, atllantist e kundër-atllantist, janë të ndarë edhe në brëndësinë e tyre. Por në mënyrë paradoksale, balli kundër-atllantist është brëndësisht më i lidhur. Ndërmjet atyre që tek ne synojnë në dobësimin e rolit të Shteteve të Bashkuara n’Evropë – njëlloj si Mélenchoni e Le Peni në Francë – janë të përhapura parapëlqimet për një shoqëri të mbyllur, fuqimisht të kontrolluar nga Shteti, janë të pakët miqtë e shoqërisë së hapur (të nismave të individëve), si të tilla më të pajtueshme me karakteret deri më sot zotërues në bashkësinë evroatllantike. Një shoqëri e mbyllur, edhe se formalisht demokratike, nuk do të kishte vështirësi për t’u marrë vesh me Rusinë e Putinit.

Në ballin atllantik ka më shumë ndryshueshmëri. Do të shohim nëse shestimi i zgjedhjes atllantike me suksesin zgjedhor në Italinë e Veriut do t’a shtyjë FdI për të braktisur parapëlqimin e së shkuarës drejt disa idealeve shtetëroro-korporativë, pak të pajtueshëm me kërkesat e një shoqërie të lirë e të hapur. Do të shohim nëse rish-atllantizmi i PD do të japë ndihmesën për të zvogëluar hapësirën, brënda e për rreth partisë (shiko CGIL), e qëndrimeve pak të pajtueshme me ato kërkesa. Por mbas këtyre saktësimeve, nuk duket e papranueshme që politika italiane të shtyhet në një drejtim apo në një tjetër simbas përfundimit të luftës.

Është pastaj mundësia e tretë: lufta vazhdon gjatë dhe ndiqet nga një ngërç e nga pamundësia për të njëmendësuar një fitues të qartë. Në një rast të tillë, përballimi ndërmjet atllantistëve dhe kundër-atllantistëve të shtëpisë sonë nuk do të ndalohej. Pasiguria mbi gjëndjen ndërkombëtare do të derdhej mbi ne duke rritur pasigurinë mbi t’ardhmen e demokracisë sonë.

Nëse do t’ishin vetëm “Idetë e mira” e jo edhe “armët e mira” për të  fituar luftërat, e nëse do t’ishin vetëm idetë e mira për të zhvendosur në një kah apo në një tjetër barazpeshat në brëndësi të një demokracie, do të duhej thënë se kush parapëlqen shoqërinë e hapur, pra aleancën perëndimore është më në dobi sepse zotëron idetë më të mira. Kundëramerikanët i drejtohen historisë  (me H të madhe), për t’i shpjeguar opinionit publik përsenë e natyrës së ndërlikuar të gjëndjes së Ukrainës e përse një humbje e mirëfilltë ruse nuk është e urueshme. Flasin për historinë në të njëjtën mënyrë sikurse flet Putini, si për një rreth të pamëshirshëm e të pandryshueshëm. Por historia e kuptuar kështu nuk ekziston. Ekzistojnë proçeset historike të thurur me vazhdimësi e pavazhdimësi. Ajo e Ukrainës nuk është një luftë civile, sepse ukrainasit ekzistojnë, janë një komb i pavarur e kështu duan të qëndrojnë. Meqë kombet formohen gjithmonë kundër një armiku, Putini ka arritur të fuqizojë kahun e njinjisisë kombëtare të Ukrainës, është vetëmundur, ka  kontribuar, nga 2014 deri sot të shtrembërojë vetë idenë e tij, simbas së cilës”Ukraina nuk ekziston”.

Ka shumë argumenta të mirë për të hedhur poshtë tezat e armiqve të aleancës perëndimore për Ukrainën në shtëpinë tonë, e për të thënë se, për të njëjtat arsye ka ndonjë shkak optimizmi mbi luftën. Armët ruse vështirësisht do t’arrijnë të shkatërrojnë një identitet kolektiv që gjaku dhe zitë kanë përforcuar kaq fuqishëm.

“Corriere della Sera”,  Përktheu Eugjen Merlika


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252