Kryesore

‘Demokracia mbrohet me dhunë’! Lubonja, Marku, Bushati, Rakipi në krah të protestës







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 15/02/19 |
mapo.al

Në prag të protestës së 16 shkurtit, të paralajmëruar nga opozita shqiptare, disa prej gazetarëve më të njohur në vend janë shprehur në mbështetje të saj. Nga studio të ndryshme televizive, por edhe nga portalet, ata madje thonë se protesta duhet të ‘tregojë forcë në mbrojtje të demokracisë.


Fatos Lubonja: “Unë çuditem sesi ky popull duron akoma. Ky popull ikën. Këtu abuzohet me nënshtrimin e madh të këtij populli. Jam me protestën padyshim. A do të jetë e dhunshme apo jo, nuk e di. Ka dy mënyra se si mund të organizohet kjo protestë: ‘ose do të jetë si shumë të tjerat, ose do të jetë e vazhdueshme duke detyruar këtë kryeministër të ikë’.”


Mark Marku: “Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje. Në popull po zien pakënaqësia, dhe nëse kjo protestë kalon në heshtje nga opozita, do jetë populli që do marrë në dorë fatet e tij, qofte edhe me dhunë. Nuk ka forme tjetër për të mbrojtur demokracinë në këto kushte përballe kësaj qeverie arrogante”.



Andi Bushati: “Rama e ka hequr gardhin e kryeministrisë dhe ka ngritur brenda saj sallën COD ku venerohet kulti i tij. Pikërisht atë mund të pushtojnë qytetarët të shtunën. Jo zyrën e shefit të qeverisë, por qendrën për dialog dhe komunikim. Le ta rrëmbejnë atë hapsirë ku përkëdhelet vaniteti i liderit global dhe le ta shndërrojnë në një aulë ku diskutohet për demokracinë, zgjedhjet e lira, PPP-të, reformën në drejtësi dhe lidhjen e politikës me krimin. Le ta zaptojnë atë dhe të mos shkulen prej aty duke dëshmuar se ligji mund të mos përfillet kur është fjala për të kufizuar pushtetarët”.


Ylli Rakipi: “Së pari do të jem në protestë si gazetar, për të bërë punën time. Së dyti do të jem në protestë, jo për ju dhe për opozitën por për vete dhe për familjen time”.



Etiketa: , , , , , ,

Pas