Banorët e Dibrës dhe përfaqësues të shtabit elektoral të PD, kanë bllokuar një makinë në Maqellarë, pas dyshimeve se po shpërndaheshin para për vota, nga aktivistë të PS.
Sipas denoncimeve në makinë janë dy të rinj që po blinin vota në këtë zonë. Policia dhe banorët kanë rrethuar mjetin tip ‘Volksvagen’ dhe po presin që të vijnë ekspertët, siç duket edhe nga pamjet.
Në makinë ata thonë se janë persona të afërm me disa njerëz të PS-së.
PD kërkon që të kontrollohet makina, por kanë hasur në kundërshtimin e drejtuesit dhe shoqëruesit të tij. Nuk ka munguar përplasja verbale mes palëve. Për këtë shkak është njoftuar edhe policia e Dibrës, të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.