Aktualitet

Demokratët me anëtarët e Venecias: Qeveria tenton të grabisë pronën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:59 - 19/09/19 |
ro ot

Demokratët Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku patën sot një mëngjes pune me  delegacionin e Komisionit të Venecias, që ka ardhur në Shqipëri për çështjen e pronave. Në përfundim ata dhanë një prononcim për mediat.


Tabaku u shpreh se “shpalosëm gjithçka ka ndodhur me pronën private dhe atë publike. Qeveria e Edi Ramës është duke shkelur të drejtat e pronarëve, ndaj Presidenti e ktheu ligjin për Kadastrën. Përmes koorporatës së investimeve, qeveria tenton tu marrë pronarëve, pronën dhe tua shpërndajë biznesmenëve”.



“Qeveria që nga 2013 e këtej po shkel të drejtat e pronarëve dhe po harton ligje me norma të paprecedenta. Shqetësimi jonë mbetet e drejta për të respektuar pronarin”, vijoi ajo.


Ndërsa Bylykbashi u shpreh se “shpjeguam themelin e mekanizmin djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve për të marrë të drejtën e tyre. Rama ka vënë një mekanizëm me të cilën ka rishpronësuar sërish pronarët. Ka një qëllim të vetëm, që të marrë këto prona e tua japë oligarkëve për të zhvilluar interesin e tyre, sikur të ishte interes publik”.

“U bëmë të qartë se eleminimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve është i qëllimshëm, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë Kushtetuese. Këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve, PD do t’i zhbëjë”, theksoi ai.

Çështja e pronave është vënë në focus të Komisionit të Venecias, si një ndër kriteret që duhen respektuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Delegacioni i Komisionit të Venecias zhvilloi takim një ditë më parë edhe me kryeministrin Edi Rama. /Mapo.al


Etiketa: , , , ,

Pas