Aktualitet

“Demonstratat e kaluara kanë pasur dhunë”/ Ambasada e SHBA njofton shtetasit e saj për tubimin e Metës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 28/02/20 |
mapo.al

Ambasada amerikane në Tiranë i është drejtuar me një apel shtetasve të saj lidhur me manifestimin e 2 marsit që është thirrur nga Presidenti Ilir meta për mbrojtjen e Kushtetutës, sikundër ka deklaruar ai.


Ambasada e SHBA-së këshillon shtetasit amerikanë që të shmangin grumbullimet dhe të jenë vigjilentë rreth asaj që ndodh rreth tyre. Duke sjellë në vëmendje protestat e mëparshme, Ambasada e SHBA shprehet se tubimet e mëparshme kanë qenë të dhunshme dhe policia ka hedhur gaz dhe ujë ndaj protestuesve.




Presidenti Ilir Meta ka thirrur manifestimin e 2 marsit, ndërsa ka premtuar se do të firmosë edhe dekretin e parë mbi atë që e konsideron “çmontimin e grushtit të shtetit”.

Meta i ka drejtuar apel qytetarëve që të mbajnë flamuj kombëtar dhe mimoza, duke u shprehur se manifestimi do të jetë paqësor. Sikundër është raportuar për mbarëvajtjen e manifestimit janë angazhuar 3 mijë vullnetarë.

LEXO EDHE: 

2 marsi/ Zëdhënësi i Metës: Asnjë alert, do na bashkohen 200 shqiptaro-amerikanë


Etiketa: , , ,

Pas