Pamje të rënda vijnë nga një ndeshje e NBA mes Trail Blazers dhe Brooklyn Nets. Jusuf Nurkic, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Trail Blazers, pësoi një dëmtim serioz gjatë një dyluftimi në ajër, duke thyer këmbën.
Ishte minuta e 02:22 e pjesës së dytë të lojës kur ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi Nurkic përfundoi i shtrirë në tapet. Atij iu dha ndihma e parë nga sfati mjekësor dhe u transportua me urgjencë në spital. Nurkic pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë tapetit.
Në momentin e lëndimit, Trail Blazers kryesonte 134-132 dhe Nurkic kishte shënuar 32 pikë, nga një rekord prej 16 gjuajtjesh dhe pesë asistime.
VIDEO – KUJDES! PAMJE TË RËNDA
Jusuf Nurkic went down with a gruesome injury‼️ Wishing a speedy recovery ‼️ pic.twitter.com/LRU6nNEyrc
— Sports Daily United (@sdumultimedia) March 26, 2019