Aktualitet

Dëmtimet në shkollën e Thumanës – 1 vit pas tërmetit, nisin hetimet për 10 persona








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:15 - 26/11/20 |
mapo.al

Një vit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për shkollën e dëmtuar “Ramazan Jangozi” në Thumanë.



Prokuroria po heton 10 persona, fizikë dhe juridikë, për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, stampash dhe formularesh me role të ndryshme si projektues, mbikqyrës, kolaudatorë, administratorë dhe funksionarë të Bashkisë Krujë.


Dosjes duket se i mungon vetëm akt ekspertimi teknik ndërtimor, nga i cili do të çmohen edhe provat bashkë me indiciet.



Sikundër raportohet, shkolla 9-vjeçare  është marrë në dorëzim nga Bashkia e Krujës pas rënies së tërmetit që mori 51 jetë njerëzish, plagosi 900 të tjerë, si dhe shkatërroi mijëra banesa.





Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas