Elseid Hysaj pësoi një dëmtim të rëndë gjatë sfidës së sotme mes Torino-s dhe Napoli-t. Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, është rrëzuar keq, duke dëmtuar pjesën e qafës!
Frika ishte e madhe në momentin që lojtari u largua me barrelë nga fusha. Por “Sky Sport” raporton, se gjendja e shqiptarit, nuk është shqetësuese. Ai do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore, por fatmirësisht nuk ka asgjë alarmante.