Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve nga impianti “Air Albania Stadium”, të cilit i janë dëmtuar disa stola gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana, mbrëmjen e kaluar. Pamjet e shëmtuara kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale ditën e sotme, ndërsa reagimet kundër asaj që ka ndodhur në impiantin modern, kanë qenë nga më të fortat.
Por kreu i qeverisë ka shkuar edhe më larg, duke kërkuar vënien para ligjit të përgjegjësve dhe ndalimin përjetë për të hyrë në stadiumet tona.
Postimi i Ramës
Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT👊