Aktualitet

Dëmtimi në gju – Gerard Pique humb përballjen me PSG














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:21 - 04/03/21 |
mapo.al

Kualifikimi për në finalen e Kupës së Mbretit u shoqërua me pasoja te Barcelona.





Trajneri i blaugranëve me shumë mundësi do ta humbasë sërish Gerard Pique, pasi qendërmbrojtësi përveç golit të shënuar e mbylli duelin e djeshëm kundër Sevillas edhe me një dëmtim serioz.


Spanjolli heroi i katalanasve në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit, sepse falë golit të tij në minutat e fundit të takimit Barcelona mundi të shkojë në shtesë e më pas të realizonte dhe golin e tretë që e dërgoi në finalen e madhe.




Mësohet se 34-vjeçari ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë, por ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave veterani.


Me shumë mundësi, ai do të humbasë sfidën e kthimit me PSG-në në Champions, që do të ishte një mungesë shumë e madhe për blaugranat.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas