Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg në burg 7 prej protestuesve të arrestuar si organizatorë të protestave të opozitës. Mes të arrestuarve të lënë në burg nga Apeli është dhe Florenc Hoxha, i cili u ndalua pas protestës së 16 marsit dhe Dorian Protoduari, i cili akuzohet si organizator i tubimeve tek “Unaza e Re”. Protoduari u ndalua nga policia pas protestës së 16 marsit.
Në seancën e së enjtes togat e zeza të Apelit vendosën ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për 5 protestues të tjerë. Familjarët e protestuesve bashkë me ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu, thanë se vendimet e gjykatës janë politike dhe se protestuesit po mbahen në burg pa asnjë provë.
“Kemi dy muaj që shohim vetëm protestues të arrestuar që mbahen në arrest me burg sepse shikohen si të rrezikshëm. Ata nuk janë të rrezikshëm ndaj shoqërisë por pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Kemi parë në gjyqe të ndryshme sesi njerëz të përfshirë në vrasje janë hetuar në gjendje të lirë apo arrest shtëpie. Ndërsa protestuesit i arrestojnë dhe gjykatat vendosin arrest me burg për këta qytetarë për të cilët nuk ka asnjë provë. Këto janë gjykatat e ERTV dhe gjykatat e Rilindjes.
Nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm të vijë Edi Rama këtu dhe ti japë vete vendimet.Këto gjykata janë kthyer në gjykata qesharake, politike.Ky njeri është në ditët e tij të fundit dhe gjithë këta luanë protestash që po përballen me këtë qeveri ilegjitime do të tajtohen siç duhet trajtuar luani në një qeveri që do të vijë nga votat e lira dhe minjtë e haleve të rilindjes do të trajtohen siç duhen trajtuar minjtë e halet”, tha ai.
Arrest me burg
Mariglen Doçi
Dorian Protoduari
Ilir Hamedani
Ferit Dankshi
Saimir Rexhepi
Florenc Hoxha
Agim Peposhi
Arrest shtëpie
Pal Daija
Gazmir Bekshiu
Aldi Spaho
Ermir Bruka
Emiljano Mustafa
Ankimim nga prokuroria që janë refuzuar nga gjykata
Klajdi Poci
Denaldo Buzi
Eduart Buzi
Florjan Zeneli
Jeton Spahiu
Ali Bruci
Kenin Kastrati
Flamur Rraja
Edison Tahiri
Elidian Buzi