Kryesore

Dendias: Për “Detin” do shkojmë në Hagë, ligji i luftës anakronizëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:56 - 20/10/20 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u shpreh nga Tirana se Shqipëria dhe Greqia do të shkojnë drejt arritjes së marrëveshjes së detit dhe shfuqizimit të ligjit të luftës.


Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kryediplomati grek, Dendias tha se marrëveshja për kufirin detar në Jon do të dërgohet në Gjykatën e Hagës, si arbitër i paanshëm dhe mbi palët.


Dua të përfshijmë gjithçka që ju doni, çfarëdo që ju dhe qeveria juaj ka dëshirë dhe është dakord që ta bëjë. Edhe me ministrin Cakaj kishim një tematikë shumë të gjerë diskutimesh. Diskutuam për tematikën e vendosjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.



Si bazë do të ketë marrëveshjen e OKB-së. Jam shumë i lumtur të përsëris atë që tha dhe vetë kryeministri Rama. Kështu ne do të zbatojmë të drejtën tonë ndërkombëtare dhe do të shkojmë në Gjykatën e Hagës”, tha Dendias.


Sa i takon ligjit të luftës, Dendias e konsideroi atë anakronizëm, por që edhe kjo çështje do të shkojë drejt zgjidhjes.


Ligji i luftës është një anakronizëm dhe jam i sigurtë që do ta zgjidhim së bashku. Është një gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë nga Tirana, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis, u shpreh Dendias.

Lexo edhe :  1 vit pas tërmetit tragjik - Rama: Na duhet kohë për ndërtimin e shtëpive (VIDEO)

Ishte kryeministri Rama që dha lajmin fillimisht se marrëveshja detare do të dërgohej në gjykatën ndërkombëtare.

“E kam shumë të qartë që të gjithë sot i kanë veshët e hapur për të dëgjuar lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë përmes detit por nuk do të ketë pushtet. Më vjen keq që do të zhgënjehen patriotët e detit. Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku Shqiupëria e Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për ti vendosur pikat mbi “I” në bazë të ekspertozës dhe të drejtës ndërkombëtare mbi detin.

Më vjen keq patriotët e detit por çështje e detit nuk është një çështje me të cilën mund të bëjnë  as propagandën e tyre të shpifur antigreke, që është një turp dhe as elektorat politik në Shqipëri apo në Kosovë. Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje nuk do të jetë në diskreticionin tonë apo Greqisë dhe ne jemi plotësisht dakord”, tha Rama.

LEXO EDHE: 

Çështja e detit – Rama: Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen instancave ndërkombëtare


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas