Aktualitet

Dënimet për Gërdecin, rrëzohet akuza e vrasjes, 10 vjet Delijorgjit, 18 Pinarit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 12/03/12 |
mapo.al

Familjarët e viktimave i zënë derën gjykatës: Vendimi i turpshëm






Zamira Durta ka shpërthyer në lot dhe ka zënë për disa minuta derën e sallës së gjyqit kur gjyqtari lexoi vendimet për 24 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit. Ndërsa gjykata dha vendime disa herë më të ulëta se ato të kërkuara prej prokurorisë dhe rrëzoi akuzën për vrasje në bazë të të cilës kërkohej burg përjetë për të akuzuarit kryesorë të tragjedisë që u mori jetën 25 personave. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi të jepte 18 vite burg për dy prej të akuzuarve; Dritan Minxholli dhe Ylli Pinari që ishin dhe vendimet më të rënda, ndërsa ka dhënë 10 vjet burg për kreun e kompanisë Albademil Mihal Delijorgji, po kaq për Sokol Ngjeçin dhe 6 vjet burg për ish-Shefin e Shtabit të Ushtrisë  Luan Hoxha, i cili është larguar nga Shqipëria. “E pafshi te fëmijët tuaj… nuk kalon njeri gjallë”, ka thënë Durda e cila humbi për shkak të shëprthimit djalin 6 vjeç i cili mori plagë për vdekje ndërsa luante në fshatin që ndodhej përballë ndërmarrjes së demontimit. Në gërdec humbën jetën 25 personandërsa u plagosën qindra të tjerë dhe u dëmtuan shtëpi dhe biznese.  Pas mbi 3 vitesh gjykim, me dhjetëra e dhjetëra seanca, Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë sot dënimin për të pandehurit e çështjes ‘Gërdeci’, në prag të përvjetorit të 4 të tragjedisë ku humbën jetën 26 persona.  Gjykatësi Ridvan Hado lexoi sot dënimin për të pandehurit ndërsa tha se kishte rënë akuza për vrasje, argumentimi për këtë vendim nuk është bërë ende publik. Vendimi i Gjykatës u dha 3 ditë para përvjetorit të tragjedisë. Të azfërmit e viktimave e kanë qujatur të turpshëm vendimin, ndërsa kanë shpërthyer në akuza për korrupsion ndaj gjykatës.


 







Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për të pandehurit e çështjes së “Gërdeci”:




1-Mihal Delijorgji 10 vjet burg



2-Ylli Pinari 18 vjet burg

3-Dritan Minxolli 18 vjet burg

4-Sokol Ngjeçi 10 vjet burg

5-Luan Hoxha 6 vjet burg

6-Ardian Mullai i pafajshëm

7- Agim Lala i pafajshëm

8-Dashnor Çaushi 3 vjet burg

9- Ilmi Laçaj 3 vjet burg

10-Gëzim Oshati 3 vjet burg

11-JorgoMino3 vjet burg

12-Bahri Toska 3 vjet burg

13-Zenun Ferro 3 burg

14-Ndue Marku 3 vjet burg

15-Fatbardh Kuçi 3 vjet burg

16-Shpëtim Spahiu 4 vjet burg, dënimi pezullohet për 3 vite

17-Hysni Coçka 3 vjet burg

18-Zija Bahja i pafajshëm

19-Myqerem Mato i pafajshëm

20-Agim Babamedo i pafajshëm

21-Besnik Dauti i pafajshëm

22-Adriatik Mema i pafajshëm

23-Ardian Tartari 1 vit burg

24-Te rishqyrtohet çeshtja ndaj Lavdi Shatros

-Shoqëria AlbaDemil gjobitet me 25 milione lekë dhe ndalohet për 10 vite në pjesëmarrjes në prokurime publike.

 

 

 

1



Pas