Kryesore

Denimi i Fran Frrokajt, reagon PD, Bardhi: Ka indicie të forta për ndërhyrje politike 














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:17 - 17/09/20 |
mapo.al

Dënimi me 4 vite burg i ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.






Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi u shpreh në një deklaratë të shpërndarë për mediat se ka indicie për ndërhyrje politike ndaj Gjykatës për të dënuar ish-kryebashkiakun demokrat.


Bardhi bën të ditur se PD vlerëson punën e Frrokajt në krye të Bashkisë së Lezhës dhe në shërbim të qytetarëve, duke  punuar me përkushtin dhe ndershmëri. Gjykimi i çështjes në shkallët më të larta, vijon Bardhi, do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ai i bën thirrje Gjykatës që të qëndrojë larg ndikimeve politike.







Deklarata
Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.



Lexo edhe :  Komisionet online, Bardhi: Vendim i papranueshëm, fshehin aktet korruptive

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë t’i qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi. 



LEXO EDHE: 

Dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas