Manchester City ka reaguar menjëherë pas vendimit të UEFA-s për ta përjashtuar klubin anglez nga Champions League për dy sezonet e ardhshme dhe për ta gjobitur me 30 milionë euro për shkak të shkeljeve serioze, të rregullave financiare të UEFA-s.
“Manchester City është i zhgënjyer, por jo i befasuar nga vendimi i sotëm i UEFA-s. Klubi ka kërkuar gjithmonë krijimin e një komiteti të pavarur dhe të paanshëm në gjykimin e kësaj çështjeje“, thuhet në komunikatën për shtyp të publikuar nga klubi.
“Klubi do të kërkoj një gjykim të paanshëm sa më shpejt të jetë e mundur, dhe për rrjedhojë, do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit në mundësinë e parë që do të ketë“.
LEXO EDHE:
Manchester City jashtë Championsit, dënimi i tmerrshëm nga UEFA