Personat e përfshirë në megaprocesin kundër klaneve mafioze siciliane “Cosa Nostra” kanë marrë masë të rëndë dënimi nga Gjykata e Katanias.
Nga 5 të dënuarit 2 janë shqiptarë dhe mësohet se bëhet fjalë për Erson Zhukën dhe Ermir Bajën, të cilët konsiderohen anëtarë të mafias “Cosa Nostra”.
Nga Gjykata e Katanias është kërkuar që Erson Zhuka të dënohet me 18 vite burg, ndërsa Ermir Baja me 12 vite burg.
Akuzat janë të njëjta për të dy “Pjesëmarrjes në aktivitet mafioz” dhe “Trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë e provincave italiane të Katanais, Raguzës e Sirakuzës”.
Erson Zhuka është i inkriminuar në procesin e rëndësishëm të hetimit ndaj Habilajve, i cili do zhvillohet me 31 maj po në Katania.
Në dosjen hetimore të grupit të Habilajve nën zërin e “origjinës së nisjes së hetimeve” antimafia italiane shkruan se hetimet e nisura që më vitin 2012 ndaj Erson Zhukës i konsideruar si një element kriminal i rrezikshëm që vepronte në territorin e provincës së Raguzës, kishin zbuluar kontaktet e tij me Moisi Habilaj.
Në përgjimet telefonike në bisedat e Habilajve ermi i Erson Zhukës përmendet disa herë, çka e zhyt edhe më shumë shqiptarin.