Aktualitet

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, sekuestrohen pasuritë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:23 - 20/05/21 |
mapo.al

GJKKO ka vendosur që të dënojë me 2 vite burg ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.






Po ashtu Llalla nuk do të ushtrojë funksion publik për 5 vite.


Ndërkohë mësohet se Adriatik Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror.





Llallës i është sekuestruar edhe një apartament në qytetin e Durrësit.



Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.



Llalla u akuzua për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim për fshehje të pasurisë.

Lexo edhe :  37 vite në total - GJKKO jep dënimet për 4 antarët e grupit të "Habilajve"

Kujtojmë se ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA.

25


Etiketa: , ,

Pas