Wednesday, November 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dënohet me 4 vjet burg “skifteri” shqiptar

by us er2
18/04/2022
in Arkiva 2
0

Një shqiptar është dënuar me 4 vite burg në Francë pasi është kapur duke vjedhur bizhuteri, ora dhe elektroshtëpiake. Ai akuzohet se ka vjedhur sende me vlerë në 20 qytete të Francës nga fundi i dhjetorit 2020 deri në fillim të janarit 2021.

Shqiptari Xhemal Uka kishte mbërritur në Francë në nëntor të vitit 2020 ku kishte aplikuar për azil sepse “kishte frikë për jetën në Shqipëri”, siç është shprehur ai para gjykatës. Sipas asaj që ka deklaruar përmes avokatit të tij në gjykatë, Xhemal Uka i druhej një hakmarrjeje ndaj tij dhe familjes së tij pasi në vitin 2015 ai kishte goditur me thikë një efektiv të Antidrogës.  “Hakmarrja në Shqipëri nuk është trillim. Frika e tij është reale dhe e justifikuar”, është shprehur avokati i shqiptarit.



Po si ndodhi që sapo arriti në Francë filloi të vidhte shtëpitë e francezeve?

Sipas dosjes hetimore të ngarkim të shqiptarit Xhemal Uka, gjykatësi vuri në dukje se vjedhjet ai i kryente në orët e vona të pasdites dhe kryesisht në shtëpitë që ishin të pabanuara.  Policia franceze ra në gjurmët e shqiptarit përmes përgjimeve telefonike ku bashkë me të akuzohet edhe një tjetër shqiptar që bashkëpunonte në vjedhjet e shtëpive. Sipas prokurorisë shqiptari vidhte bizhuteri, ora, pajisje stereo dhe elektroshtëpiake duke shkaktuar një dëm prej gati 94 mijë euro. Më pas ai ka tentuar t’i shiste sendet me vlerë në një nga dyqanet e Parisit, por nuk ka mundur ta realizojë një gjë të tillë pasi ai nuk ishte kartë identiteti. Shqiptari ka kundërshtuar akuzat duke thënë se nuk ka prova që ai ka vjedhur bizhuteri ndërsa është justifikuar se ka marrë borxh rreth 13 mijë euro për t’ia dërguar nënës së tij në Shqipëri për një operacion që ajo do të duhej të kryente. Xhemal Uka është dënuar në Shqipëri për plagosjen me thikë të një efektivi të Antidrogës në vitin 2015. Ndërsa tani do të duhet të vuajë dënimin në Francë për vjedhje derisa të dëbohet nga territori francez.

Si e plagosi me thikë Oficerin e Antidrogës, pasi ndërhyri të shuante sherrin?

Sami Gjyzeli, 56 vjeç, efektiv i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, sipas uniformave blu, në vitin 2015 ka marrë një goditje me thikë në bark.

I dëmtuari, Gjyzeli, sipas mjekëve, ka humbur sasi të madhe gjaku, por fatmirësisht tehu i thikës nuk i ka prekur organet jetësore duke i shpëtuar vdekjes.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë për policinë se autori i plagosjes, Xhemal Uka, 20 vjeç, banor i qytetit të Durrësit, u përfshi në një debat verbal me pronarin e një agjencie udhëtimi, e cila ndodhet poshtë Urës së Dajlanit në hyrje të portit detar. Pikërisht, në momentet që debati po degradonte deri në dhunë fizike, mes pronarit të agjencisë dhe 20-vjeçarit Uka ka ndërhyrë efektivi i policisë, 56-vjeçari, Sami Gjyzeli. Pavarësisht se ai në ato momente ndodhej jashtë shërbimi dhe pa uniformë policie, është mundur të qetësojë situatën dhe të identifikohej nëpërmjet një dokumenti që u përket uniformave blu. Por i riu nuk i është bindur, duke e qëlluar me thikë në bark. Menjëherë pas kryerjes së krimit, 20-vjeçari Xhemal Uka është larguar nga vendi i ngjarjes me një motor, ndërsa në ndjekje të tij janë vënë efektivë të Policisë së Rendit derisa është vendosur në pranga prej tyre.

Tags: antidrogedënimXhemal Uka

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit

19/04/2023
25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar
Arkiva 2

25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar

18/04/2023
25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët

17/04/2023
Next Post
COVID-19/Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19/Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In