Aktualitet

Denoncimi/ Anëtari i “Dosjeve” për deputet, reagon për Mapo, Gentiana Sula









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 15/01/21 |
mapo.al

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka bërë sot një denoncim që lidhet me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ku anëtari i saj, Mariglen Kasmi do të konkurojë për deputet për Partinë Socialiste.



Në nenin 9 pika tre, të legjislacionit përkatës, thuhet shprehimisht se: Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore apo private.


“Duke qenë se anëtari i këtij autoriteti disponon informacione e të dhëna të klasifikuara, merr vendime për subjektet që zgjidhen ose janë objekt i shqyrtimit të autoritetit, ku duhet zbatimi i ligjit dhe asnjanësia politike, nuk i lejohet angazhimi në aktivitete të larta politike, si në këtë rast përfshirja në listën e kandidatëve të PS”, shkruan Këlliçi.




E pyetur nga gazeta Mapo, Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula tha se Kasmi sot pasdite ka dërguar një njoftim zyrtar, ku bën me dije se do kandidojë për deputet.



Sula tha për Mapo se ajo ka thirrur juristët dhe po e shqyrton rastin se si duhet vepruar më tej.


“Ai është i zgjedhur nga Kuvendi si anëtar bordi dhe i takon Kuvendit dhe KQZ të marrin masat përkatëse”, shtoi Sula

Statusi i plotë i Këlliçit:

Marenglen Kasmi, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), njohur ndryshe si “Autoriteti i Dosjeve”, ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në garën e hapur nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, në qytetin e Gramshit. Kasmi ka aplikuar në platformën “Deputeti që duam” dhe është një nga 57 kandidatët që u klasifikuan për në fazën e dytë të konkurrimit në shkallë vendi.

Duke qenë se anëtari i këtij autoriteti disponon informacione e të dhëna të klasifikuara, merr vendime për subjektet që zgjidhen ose janë objekt i shqyrtimit të autoritetit, ku duhet zbatimi i ligjit dhe asnjanësia politike, nuk i lejohet angazhimi në aktivitete të larta politike, si në këtë rast përfshirja në listën e kandidatëve të PS.
Përfshirja e Marenglen Kasmit në garën politike për zgjedhjet e ardhshme është e jashtëligjshme!
Konkretisht,
LIGJ Nr. 45/2015 “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË”
KREU II
AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET
E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT
Neni 9
Kushtet për t’u zgjedhur anëtar:
Pika 1
e) nuk është anëtar në parti politike;
f) nuk ka konflikt interesi me detyrën;
Pika 3

Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore apo private.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas