Aktualitet

Denoncimi/ “Edi Rama zgjedh hotelin e Sadri Abazit për karantinimin e shqiptarëve të riatdhesuar” (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:48 - 19/04/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk heq dorë nga klientët, duke zgjedhur si hotel për karantimin e shqiptarëve të riatdhesuar, hotelin e deputetit socialist Sadri Abazi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi shprehet se qytetarët e kthyer lihen në pritje përpara hyrjes së hotelit, ndërsa nuk respektohen as masat e distancimit. Provë për këtë është edhe një video ku duken dhjetëra qytetarë në pjesën e jashtme të hotelit.



Postimi
Këto që shikoni në pamje nuk janë refugjatë nga Siria apo Afganistani që zbresin në Llampeduza… ato janë qytetarë Shqiptarë që kthehen nga Italia.



Ka prej disa orësh që presin të akomodohen në hotel por , si organet shtetërore që janë të ngarkuara për ti strehuar edhe stafi i hotelit janë të pa përgatitur.


Siç edhe shihet qytetarët në pritje për tu akomoduar po mbahen para hyrjes së Hotelit të deputetit Sadri Abazi duke shkelur kushtet e distancimit fizik .


Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajsojnë qeverinë Rama. Këto pamje janë të turpshme, dhe organet kompetente duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ato janë qytetarë të këtij vendi.
Ato janë vëllezërit tanë .
Ato janë prindër Shqiptarë.
Ato kanë emigruar dhe kanë familje këtu.
Ato vijnë në shtëpinë e tyre .
Ato nuk meritojnë të trajtohen më keq se refugjatët e luftës!


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas