Kryesore

Denoncimi i Bashës: Sot u paguan 3 mln euro për koncesionarin e Rrugës së Arbrit 








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 27/10/20 |
mapo.al

Lideri i opozitës, Lulzim Basha denoncoi një pagesë 3 mln euro nga thesari i shtetit që sipas tij ka shkuar për koncesionarin që po ndërton rrugën e Arbrit.


Basha tha se pagesa është bërë për një kontratë me kosto dyfishe.


“Sot është bërë një pagesë 3 milion euro nga thesari i shtetit për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit“, u shpreh Basha.



Nga ana tjetër, kreu demokrat akuzoi qeverinë se nuk po merr masa për të përballuar pasojat e pandemisë, ndërsa shpenzon miliona për PPP. “Virusi nuk është më armiku numër 1 i vendit. Armiku numër 1 është kryeministri i vendit”, vijoi Basha.


“38 mln euro në buxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar për luks qeveritar. 120 mln euro do të shkojnë për koncesionet. Shumë barabartë që keni llogaritur për planin me 5 pika për të përballuar pasojat e pandemisë, gjithkush që ka humbur vendin e punës t’i japim 160 mijë lekë në muaj për 6 muajt e ardhshëm, të paguajmë 200 mijë lekë në muaj për këto biznes që rimerr në punë punonjësit, të paguajmë 20 mijë shtesë në muaj për pensionistët, 1 mijë euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier si dhe rimbursim i plotë për çdo familje, për këdo që ka nevojë për trajtim në shtëpi për COVID”, theksoi më tej kryedemokrati.

Lexo edhe :  Avokatët e Veselit dhe Thaçit në Hagë: Gjykimi s'mund të nisë para verës së 2022!


Etiketa: ,

Pas