Kronika

Denoncimi i Berishës: Konflikt me armë mes biznesmenëve në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 19/03/19 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon përmes një statusi në Facebook një konflikt me armë në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur para tre ditësh. Ka qenë një qytetar i cili i ka shkruar ish-kreut të qeverisë.


Sipas denoncimit, skena është regjistruar në rrugën “Babë Rexha” dhe konfikti ka qenë mes dy biznesmenësh të fushës së ndërtimit, njëri nga Tepelena dhe njëri nga Burreli, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona. Berisha thekson policia ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje, duke mos dhënë asnjë informacion për gjithçka ka ndodhur.


Statusi i plotë i Berishës:


Narkopolicia fsheh krimin!


Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Prsh Doktorr! Ju bej me dije per nje ngjarje te rende qe ka ndodhur para tre ditesh ne Tirane ne rrugen Bab Rexha dy bisnesmene ndertues njeri nga tepelena dhe tjetri nga burreli ne konfliktin mes tyre jane plagosur tre persona me arme zjarri dhe policia nuk jep asnje informacion per ngjarjen mbahet sekret kjo eshte policia e narkoshtetit!


Etiketa: , , , , , , ,

Pas