Aktualitet

Denoncimi i gazetarit: Çmenduri, tenderi i Bashkisë së Tiranës parashikon sa njerëz do vdesin, mes tyre edhe foshnja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:18 - 22/04/20 |
mapo.al

Në një kohë kur vendi po shkon drejt hapjes pas një beteje prej më shumë se 40 ditësh me koronavirusin, Bashkia e Tiranës duket se mendon të kundërtën. Këtë të mërkurë, në buletinin e tenderave është publikuar njoftimi, që mund të konsiderohet i pazakontë. Me argumentin e përballimit të COVID-19 përmes agjencisë së shërbimeve funerale kërkohet të blihen 136 arkivolë, nga të cilët 56 për fëmijë nën 1 vjeç.


Denoncimi është bërë nga gazetari Klodian Tomorri në rrjetet sociale. “Ka fjale se Bashkia e Tiranes ka punesuar Baba Vangen dhe tani parashikon sa, si dhe kur vdesin njerezit. Hajde tender hajde. Ne te gjithe boten, shyqyr Zotit s’ka vdekur asnje foshnje nga Covidi. Cmenduria ne fron“, shkruan ai.



Agjencia në varësi të bashkisë së Tiranës shkon edhe më tej. Kërkon blerjen dhe të 75 arkivolëve të mëdhenj dhe 5 më të mëdha se standardi. Aktualisht numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri është 27, 11 të tjerë janë në terapi intensive te Infektivi dhe Sanatoriumi. Por nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës parashikon jo pak, por 136 viktima, nisur nga porositja e arkivolëve për COVID-19.


Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur nga ana tjetër se deri më tani janë 21 fëmijë të infektuar me COVID-19 në vendin tonë dhe gjysma e tyre janë të shëruar, ndërsa të tjerët janë bartës asiptomatikë.

Data e zhvillimit të tenderit do të jetë 24 prill, kur dhe kompanitë do të duhet të paraqesin dokumentet për të fituar të drejtën që të furnizojnë Bashkinë në këtë kohë pandemie.

<
>
Klodian Tomorri tenderi i bashkise tirane per arkivolet Bashkia e Tiranes Urgjenca infektive urgjenca infektive1


Etiketa: , , ,

Pas