Aktualitet

Denoncimi i Kryemadhit: Landfilli i Tiranës, afera më e madhe e qeverisë Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:27 - 03/03/21 |
mapo.al

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka denoncuar sot sikundër kishte paralajmëruar një aferë korruptive të qeverisë Rama, duke e cilësuar si më të madhen në 100 vite shtet. 





Kryemadhi – bazuar në dokumente shtetërore, me firmë dhe vulë  – solli skemën që është ndjekur për inceneratorin e Tiranës, në kundërshti të plotë me ligjet e shtetit.


Ajo shpjegoi hap pas hapi procesin e financimit të ndërtimit të landfillit të Tiranës, teksa theksoi se kompania “Integrated Energy”  dërgoi letër interesi dhe brenda 5 ditëve, autoritetet, në mënyrë të paprecedentë, ia pranuan.




Kryemadhi, mes emrash të zyrtarëve socialistë, përmendi atë të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, si të interesuarin kryesor për ndërtimin e landfillit.


Duket se, gjithçka nis më datën 23 qershor 2016, kur “Integraded Energy” paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë një letër interesi për ndërtimin e një landfilli dhe më datë 28 qershor Ministria e Mjedisit kthen përgjigje duke e pranuar ofertën prej 400 milionë eurosh dhe gjithashtu vendos në dijeni kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.


Më datë 24 gusht 2016, Ministria e Mjedisit i kërkon ATRAK-OS, Ministrisë së Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës caktimin e përfaqësuesve të tyre, pra ngrenë menjëherë komisionin për dhënien e koncesionit.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dërgon asokohe një letër ministrit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, ku i kërkon informacion përsa i përket studimit të fizibilitetit dhe analizës financiare të studimit. Rrugëtimi vijon në ministri të tjera, për t’u ndalur tek Ministria e Financave, që i aprovon kërkesat për koncesionin e inceneratorit.

Denoncimi i Monika Kryemadhit: 

Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet. Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës. Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve. Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë.

Në gjithë këtë të vërtetë, unë sot do t’ia drejtoj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ose siç e quajmë ne në kuadrin e Reformës së re në Drejtësi, SPAK-ut, dhe shpresoj që identitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni ta shikoj në vazhdim. Sot është vetëm fillimi i këtij kalvari grabitjeje dhe mashtrimi tronditës që qeveria e Edi Ramës në bashkëpunim me grupe mafioze dhe të strukturuara kriminale i bëjnë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe ligjit shqiptar. Do t’ju kërkoja pak durim, çdo dokument është i faktuar dhe këtu janë prezent të gjitha materialet, të cilat e kanë kapur ‘shah mat’ Edi Ramën me qeverisjen e tij dhe të gjithë piruetat që ai ka ndërtuar në qeverisje, nuk kanë më shans të rrotullohen, por vetëm të përballen përpara drejtësisë. Durim, çdo fakt që ju do të shihni në këtë material të përgatitur nga unë është i faktuar me dokumente zyrtare, me vulë, me firmë dhe numër protokolli.

Këtu kemi në datën 23 qershor një shprehje interesi nga firma ‘Integrated Energy’, e cila paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë një letër interesi për ndërtimin e një landfilli të tillë dhe brenda pesë ditësh kemi një kthim nga Ministria e Mjedisit, e cila e pranon letër – ofertën dhe gjithashtu vendos në dijeni edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shumë shpejt. Për 30 vjet bëhet një aplikim për 400 milionë euro, të cilat do të dalin nga xhepat e shqiptarëve. Më datë 24 gusht të 2016-s, Ministria e Mjedisit i kërkon ATRAK-OS, Ministrisë së Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës caktimin e përfaqësuesve të tyre, pra ngrenë menjëherë komisionin për dhënien e koncesionit.

Këtu z. Lefter Koka i ka dërguar një letër z. Arben Ahmetaj, ku kërkon një material përsa i përket studimit të fizibilitetit, analizën financiare të këtij studimi, ku ai i bën të qartë mungesën e plotë të dokumentacionit dhe draft-kontratën. Pra, z. Ahmetaj kërkon kush do të jetë financuesi i këtij projekti.

Pavarësisht nga refuzimi i Ministrisë së Financave, Ministria e Mjedisit i drejtohet disa ministrive të tjera njëherazi për përqindjen e dhënë, sepse i duhet vendimi i qeverisë, ku i drejtohet Ermonela Felajt, Milva Konomit, ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit dhe Damian Gjiknurit.

Ylli Manjani e refuzon. Pra Ministria e Drejtësisë më datë 15 nëntor 2016 e refuzon një vendim të tillë të qeverisë dhe kërkon respektimin e procedurës ligjore, ku sqaron parimisht dhe teknikisht se përse nuk duhej të futej në vendim qeverie një vendim i tillë, sepse kishim shkelje ligjore por edhe teknikisht përsa i përket impaktit në mjedis dhe problemeve sociale që sillte. Për të mos vijuar më pas me procedura dhe të dhëna të tjera që do na dalin gjatë rrugës.

Ju lutem bëni pak durim, sepse janë fakte dhe letra që kanë impakt të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit në flagrancë. Sigurisht që Milva Konomi e aprovon me zell të madh, pa e lexuar fare. Pra, në datën 21 nëntor zonja Konomi, po kështu edhe z. Gjiknuri, për të cilin nuk mund të kishim dyshim.

Ministrja për Bashkëpunimin me Parlamentin, Ermonela Felaj, e refuzon. Ndalojmë pak këtu, ku përsëri Arben Ahmetaj e refuzon. Normalisht që refuzon për shkak të relacionit që i është bashkëngjitur kërkesës për vendim qeverie.

Më datë 25 nëntor 2016 Ministria e Drejtësisë ia refuzon për herë të dytë një vendim të tillë. Të mos harrojmë që roli i Ministrisë së Mjedisit për vendimin e Këshillit të Ministrave është i domosdoshëm, sic janë Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Edhe pse nuk janë ministritë e linjës, janë dy ministritë kryesore, të cilat njëra e përputh vendimin e Këshillit të Ministrave me anën ligjore, pra e bën vendimin e Këshillit të Ministrave të pacenueshëm ligjërisht, kushtetues dhe nga ana ligjore dhe Ministria e Financave është ajo që është garantuese e financimit të këtij projekti. Pra, dy ministritë kryesore, janë dy ministritë, të cilat e rrëzojnë në tokë një marrëveshje të tillë, ose një favorizim të tillë që kërkohej ti jepej një kompanie koncesionare.

Lexo edhe :  Plagosja në Kavajë, Basha: Ndëshkim të dielën në kutinë e votimit!

Bazuar në ligjin 900 të 2003-it, pas refuzimit të kryera nga dy ministritë, ky akt nuk mund të futej në vendim qeverie, ishte e pamundur sepse kishim tre ministra të qeverisë që ishin kundër, por Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, z. Agaçi e përgatit dhe e çon drejtpërdrejt në mbledhjen e qeverisë dhe kalon në vendimin e qeverisë më 7 dhjetor të 2016-s. Si rrallë herë në këtë mbledhje qeverie merr pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, që në shumicën e rasteve ka qenë z. Niko Peleshi, ai që ka firmosur të gjitha vendimet e qeverisë dhe miratojnë bonusin me tetë nga dhjetë pikë të avantazhuar për të favorizuar kompaninë ‘Integrated Energy’ që është kompania e inceneratorit të Qarkut të Tiranës. Kemi z. Rama që firmos, ku e dimë që të gjitha vendimet janë firmos nga z. Niko Peleshi.

Më pas Ministria e Financave vjen përsëri një letër nga Ministria e Mjedisit, sepse ajo i ka kërkuar studimin e fizibilitetit për ta miratuar, sepse edhe pse ky vendim qeverie kalon në mënyrë të paligjshme, Ministria e Financave është ajo që miraton drejtpërdrejt studimin e fizibilitetit të kësaj kontrate që ka të bëjë me koncesionin e inceneratorëve.

Dhe z. Ahmetaj refuzon përsëri. I kthen një shkresë për herë të tretë Ministrisë së Mjedisit. Ndalojmë pak këtu: Në datën 23 janar, me shkresën 131 88 / 3, Ministria e Financave pasi ka shqyrtuar studimin e fizibilitetit i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit duke i evidentuar radhazi problematikat që kanë të bëjnë me këtë koncesion. Pra, do të thotë që vërtet ti zotëri ke marrë në mënyrë të paligjshme tetë pikët që favorizojnë kompaninë koncesionare të inceneratorit, por unë si Ministri Financash nuk mund të pranoj një kontratë të tillë, një studim fizibiliteti sepse ka disa shkelje flagrante që do të ndjekim.

Ju lutem ndiqini me vëmendje, sepse për të gjithë ata që i kuptojnë sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, kuptojnë haptas dhe saktë se çfarë ka ndodhur vërtetë, dhe shkresat të cilat tregojnë haptas abuzimin dhe interesin e drejtpërdrejtë të grupit mafioz të lidhur me kohën e shtetit. Ndoshta nga sinqeriteti, ose ndoshta edhe nga diçka tjetër.

Studimi i fizibilitetit nuk ka një argument të qartë dhe të plotë në lidhje me bazën krahasimore të përdorur midis modelit të prokurimit publik dhe modelit të koncesionit dhe pse është me leverdi. Pra, në pikën 1 të këtij vendimi të kësaj letre që z. Ahmetaj nga Ministria e Financave i drejton z. Koka. Pra, çdo të thotë me këtë pikë, që është pika numër 1? Do të thotë që ti zotëri më bëj të qartë se çfarë i kushton më shumë shtetit shqiptar, koncesioni apo i kushton prokurimi publik, pra të hapë një ofertë ku të garojnë disa kompani? Sepse nuk dimë dhe nuk ka asnjë të dhënë në materialin apo në studimin e fizibilitetit, apo qoftë edhe një studim nga Ministria e Mjedisit se kush do ti kushtonte më pak qeverisë shqiptare, do ti kushtonte koncesioni 400 milion euro kompanisë që qeveria i ka dhënë me vendim qeverie në mënyrë të paligjshme bonusin tetë pikë, apo do të ishte një garë e hapur ku të merrnin pjesë disa kompani ku nga 400 milion euro mund të shkonte edhe 100 milion euro për 30 vjet. Pra mund ti kursente qytetarëve shqiptarë 300 milion euro. Por kjo ka një histori tjetër më mbrapa, sepse kanë kaluar tashmë 400 milion euro për katër vjet.

Pika e dytë: Dhe kjo është shumë interesante. Kjo pikë thotë: More zotëri, cili është risku i këtij koncesioni? Nëse kjo kompani nuk djeg 550 ton plehra, kush do ti dalë për zot, kur në fakt në kontratë është që i del për zot shteti. Pra, edhe në qoftë se inceneratori i qarkut të Tiranës nuk do të djegë 550 ton plehra, por do të djegë 100 ton, atëherë qeveria shqiptare dhe qarku i Tiranës do të paguajë kokërr me kokërr edhe për plehrat që nuk digjen në inceneratorin e Tiranës. Pra, në raste të tillë, anglisht thuhet ‘ëin-ëin’, në këtë rast është: Rrip, rrip sa mund të rrjepësh dhe rrjep shqiptarët. E ka thënë Ministria e Financave, nuk po e themi ne.

Përsëri z. Ahmetaj i kthen përgjigje me këtë shkresë, ku ju lutem ndalojmë pak këtu! Është treguar pak xhentil, për hir të së vërtetës, nuk i ka treguar që keni gënjyer dhe falsifikuar në relacionin e mbledhjes së qeverisë, por thotë: Vetë procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues fitues, pra jeni shprehur ju në projekt-aktin e mbledhjes së qeverisë, këto janë me dokumente, janë të faktuara dhe këtu nuk është asgjë e montuar. Kjo është çdo gjë e sqaruar dhe e faktuar me vulë e me firmë.

Projekt-aktit të paragrafit të fundit të pikës 9 jeni shprehur se vetë procedura koncesionare, nëse do trë ketë një ofertues – fitues dhe një kontratë të lidhur, nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do ti shtohet edhe vlera koncesionare. Pra, do të thotë që ky jo vetëm që s’do të merrte para nga shteti, por do ti jepte para shtetit shqiptar. Përsa më sipër do të kërkonin argumente dhe sqarim përkatëse lidhur me këtë kontradiktë të konstatuar. Pra, fjala kontradiktë, shqip dhe troç do të ishte, me këtë mashtrim të konstatuar.

Pra, këto që thamë deri tani janë arsyet ligjore dhe financiare se përse ky projekt nuk duhet të zhvillohej dhe vërteton që është qartas një aferë korruptive, me një skemë mafioze. Përsëri z. Lefter Koka vazhdon me një vullnet të paparë për të dërguar letër më datë 1 shkurt të 2017-s Ministrisë së Financave për miratimin financiar të këtij studimi fizibiliteti, ku të mos harrojmë që kërkon pjesën e pagesës për mbetjet dhe tashmë e ndërron, kalon që do ta paguajnë bashkitë e qarkut të Tiranës, pra nuk kërkon më nga buxheti i shtetit.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas