Aktualitet

Denoncimi i LSI Durrës: Shitja e portit, skandal anti-kombëtar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:42 - 13/01/21 |
mapo.al

Anëtari i partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim në selinë e Durrësit, Gazmir Tahiri ka denoncuar sot një skandal në portin e qytetit.



Sipas z.Tahiri porti i Durrësit po shitet nga qeveritarët e rilindjes të krimit dhe korrupsionit.


“Vendet e tjera projektojnë hapjen e një kanali të ri Suezi, Kanal në Stamboll, projekte për kanale alternative nga gjiri i Akabasë për në Mesdhe ndërkohë që qeveria defiçente e “rilindjes” mbyll dhe heq nga harta të vetmen grykëdalje të mallrave dhe pasagjerëve në vendin tonë.” – tha ai në postimin e tij.




Më poshtë statusi i plotë:



Shitja e Portit të Durrësit një mega-skandal anti-kombëtar.


Projektligji më absurd hartohet kundër durrsakëve dhe gjithë Shqiperise pas një darke me 700 euro pjata.

Ky nuk quhet vetëm autoritarizëm dhe diktaturë, kjo eshte një shitje në tavolinë e portit, e Durrësit dhe e Shqipërisë.

Vendet e tjera projektojnë hapjen e një kanali të ri Suezi, Kanal në Stamboll, projekte për kanale alternative nga gjiri i Akabasë për në Mesdhe ndërkohë që qeveria defiçente e “rilindjes” mbyll dhe heq nga harta të vetmen grykëdalje të mallrave dhe pasagjerëve në vendin tonë.

Lexo edhe :  “Nuk do jetë më Durrësi i mafias", Kuçi: LSI shkon besimplotë drejt fitores

Përveçse autoritarizëm dhe korrupsion kjo është dashakeqësi dhe urrejtje kombëtare për ta fshirë nga harta një komb.

Projektligji në fjalë ska brenda transferim të aktiviteteve portuale në terminale të tjera gjersa ato të ndërtohen por thjeshtë ka dorëzim të nyjes ekonomike më esenciale të një kombi dhe zhvatje ndaj një qyteti si Durrësi me 400 mijë banorë të cilët i mbajnë sytë tek ai port.

Durrësi e sheh “rilindjen” me neveri dhe me zemërim të madh do e largojë më 25 prill.

Gazmir Tahiri

LSI Durrës

 

Shitja e Portit të Durrësit një mega-skandal anti-kombëtar.

Projektligji më absurd hartohet kundër durrsakëve dhe…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Wednesday, January 13, 2021

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas