Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Denoncimi i LSI: 150 turq për rindërtimin në Shijak, pa leje pune dhe rroga

by mapo.al
10/01/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Lëvizja Socialiste për Integrim hedh dritë mbi një skandal me rindërtimin që ka marrë jetë në Shijak.

Përmes një postimi në “Facebook”, ku shihet një video e një edicioni qëndror lajmesh në gjuhën turke, LSI thotë se 150 punonjës turq po viktimizohen, pasi po presin prej muajsh pagat në këmbim të punës për ndërtimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti.



“Punëtorë të ardhur nga Turqia si nënkontraktorë për ndërtimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti presin prej muajsh pagat por në këmbim të një pune prej 3 muajsh autoritetet iu ofrojnë vetëm 50 euro, një test COVID, biletën dhe kushte të mjerueshme strehimi” – shkruan LSI teksa thekson se shteti nuk ka paguar asgjë pavarësisht lidhjes së kontratës, dhe punonjësit turq kanë mbetur mes rrugëve të Shijakut, në kushte çnjerëzore strehimi.

Sipas kësaj force politike, që bazohet tek raportimet e mediave turke, të 150 punëtorët janë pa asnjë dokument leje pune apo siguracion, për rrjedhojë edhe konsullata turke nuk ndërhyn, sepse konsiderohet proces i paligjshëm marrja e punësimi i punonjësve të tillë.

3 pyetje shtron LSI për kryetarin e Bashkisë së Shijakut, ministrim Arben Ahmetaj dhe autoritetet përkatëse:

– A është transparente kontrata e lidhur me kompaninë Pepa dhe Dimar? Ku është e afishuar si kontratë?

2- Nëse nënkontraktorët janë nga shtete të huaja a kanë detyrimin t’i pajisin me dokumenta specialistët dhe në rast mospagesash kush garanton? Po në rast aksidentesh?

3 – Në kohën kur qindra firma shqiptare janë në sfidën e mbijetesës, dhe papunësia në vend është e madhe, cila është aresyeja që përdoren 150 punonjës të huaj dhe pa dokumente pune?

Postimi i LSI në “Facebook”:

SKANDAL

150 punëtorë turq të viktimizuar në Shijak. Skandal shtetëror dhe skandal abuziv me rindërtimin. “150 punëtorë turq janë viktima në Shqipëri” raporton media turke, një ngjarje kjo e denoncuar edhe nga banorë të Shijakut në qarkun e Durrësit. 150 punëtorë turq të ngujuar në Shijak presin pagat për 3/4 muaj punë të papaguar. Punëtorë të ardhur nga Turqia si nënkontraktorë për ndërtimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti presin prej muajsh pagat por në këmbim të një pune prej 3 muajsh autoritetet iu ofrojnë vetëm 50 euro, një test COVID, biletën dhe kushte të mjerueshme strehimi.

Shteti nuk ka paguar asgjë pavarësisht lidhjes së kontratës dhe punonjësit kanë mbetur në mes të rrugëve të Shijakut dhe strehohen në kushte çnjerëzore. Të 150 punëtorët janë pa asnjë dokument leje pune apo siguracion për një proces të tillë për rrjedhojë edhe konsullata turke ngre shpatullat pasi nuk ka si ndërhyn për një proces të paligjshëm për 150 punëtorët turq të papaguar. Ky është rindërtimi i “rilindjes”. Ky është shteti i “rilindjes.” Mashtron shqiptarët, mashtron edhe të huajt. Shtet i papërgjegjshëm, shkelës i ligjit dhe skllavërues jo vetëm për shqiptarët por edhe shtetasit e huaj.

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ministri Ahmetaj, dhe autoritetet përkatëse duhet të japin shpjegime për sa më poshtë: 1- A është transparente kontrata e lidhur me kompaninë Pepa dhe Dimar? Ku është e afishuar si kontratë? 2- Nëse nënkontraktorët janë nga shtete të huaja a kanë detyrimin t’i pajisin me dokumenta specialistët dhe në rast mospagesash kush garanton? Po në rast aksidentesh? 3 – Në kohën kur qindra firma shqiptare janë në sfidën e mbijetesës, dhe papunësia në vend është e madhe, cila është aresyeja që përdoren 150 punonjës të huaj dhe pa dokumente pune?

Ka të bëjë me evazion dhe fshehje bilanci pagesash? Kjo është fytyra e vërtetë e “rilindjes.” Ky është menaxhimi që qeveria po i bën rindërtimit. Kjo është e turpshme dhe çnjerëzore Mos besoni propagandën e ‘rilindjes.” Fytyra e saj e vërtetë është gënjeshtra, paligjshmëria dhe shfrytëzimi. Ndaj më 25 prill duhet dhe do t’i japim fund përgjithmonë këtij sekti korruptiv, të turpshëm dhe të papërgjegjshëm. Bahri Shaqiri LSI Durrës #DurresiShtepiaJuaj 🌹 #LSI

Tags: denoncimi i LSILSIpagapunetoret turqrindertimiShijakVideo

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Albi Nako flet për të vërtetën e largimit nga puna të Gracianos, 2 vite më parë

Albi Nako flet për të vërtetën e largimit nga puna të Gracianos, 2 vite më parë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In