Kryesore

Denoncimi i manipulimit, s’ka pse e pengon analizën në PD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 10/05/21 |
Mapo.al

Partia Demokratike është në të drejtë dhe në legjitimitet të plotë të bëjë denoncimin e asaj që e cilëson si masakra elektorale e 25 prillit. Çdo ditë, sa më shumë, sa më fuqishëm.






Nëse kishim të bënim me një krim të tillë zgjedhor, kjo nuk është aspak vetëm një çështje e PD, por e të gjithëve. Sepse vota e lirë dhe demokracia kanë të bëjnë me çdo qytetar.


Ndaj, ajo që PD e cilëson betejë, bëhet për vendin, për të ardhmen, për aspiratën europiane të Shqipërisë.





Në këtë kuptim, ky është një shërbim shumë i vyer dhe Opozita është e mirëpritur të shfrytëzojë secilën mundësi dhe çdo instrument demokratik.



Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që PD të mos bëjë analizën e rezultatit, shqyrtimin e imtësishëm dhe skrupuloz se si funksionoi në fushatë e në zgjedhje, dhe të reflektojë.



Nëse këto shtyhen ose nuk janë për momentin në axhendë, del se PD mendon që ishte perfekt në çdo drejtim, dhe se gjithçka për mossuksesin, i faturohet vetëm manipulimit të votës.

Por sado mirë të ketë performuar, sado fushatë fantastike të ketë bërë, afërmendsh PD nuk ishte dhe s’mund të jetë e pagabueshme.

Një kalim në gjykim kritik, një vlerësim i ftohtë dhe objektiv, i sjelljes, i punës, i aktivitetit të gjithsecilit, dhe të krejt forcës politike, paralelisht me denoncimin e blerjes së votës, vetëm do ta ndihmonte PD-në, dhe jo e kundërta.

Lexo edhe :  Rama: Humbëm 4 mandate nga votat e parregullta

Disa gjëra janë tashmë të dukshme. A ishte vendosja e aleatëve në vende të sigurta në listën e Tiranës një zgjedhje e mirë? Teksa aty mund të ishin prurjet e reja që do ta kishin bërë me ndjellëse ofertën e PD dhe do të kishin provuar faqe botës hapjen e saj. A duhej të guxonte më shumë në mbajtjen larg të emrave shumë të konsumuar, përtej kalkulimeve të mërzive që mund të sillnin vendime të tilla?

A ishte fokusimi vetëm tek fushata pozitive dhe lënia pak pas dore e skandaleve, një rrugë efikase?

Si funksionuan strukturat? A ishin të gjitha degët luftarake dhe të motivuara njësoj? Cilat ceduan, u shitën u kompromentuan, apo u frikesuan? A u sheshuan sa duhet mëritë e brendshme, apo ato vijuan edhe gjatë fushatës dhe sollën kosto?

Ti vihet emri atij ose asaj që djersiti dhe arriti më shumë, të caktohet kështu një piketë në meritë. Dhe po ashtu, të kuptohet nëse pati drejtues politikë, apo kandidatë që u investuan më së shumti për numrin e tyre personal.

A ishte strategjia e duhur, mosprezantimi i një ekipi, se kush do të qeveriste nesër, por përqendrimi i gjithë vemendjes tek programi dhe tek lideri?

Këto dhe shumë pyetja të tjera mund të lindin në proces e sipër.

Analiza duhet bërë, me gjakftohtësi e me seriozitet, dhe jo me britma e histeri që kërkojnë prerje kokash. PD është parti e madhe dhe nuk i mungojnë kapacitetet për ta realizuar këtë.

129


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas