Kryesore

Denoncimi i Murrizit: OSHEE po ndërron sahatet, për të fshehur vjedhjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:27 - 12/05/20 |
mapo.al

Deputeti Myslim Murrizi denoncon atë që ai e quan skandal të OSHEE. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se ekipet e OSHEE kanë nisur ditën e sotme në qytetin e Fierit një aksion për të ndërruar sahatet.


Sipas tij, kjo vjen pas faturimit të abonentëve familjarë dhe biznes (edhe pse kanë qenë mbyllur), përgjatë dy muajve të pandemisë, sipas të njëjtës periudhë të një viti më parë.


“Tani kërkojnë të fshehin vjedhjet”, shkruan Murrizi. Ai ka publikuar edhe disa foto nga ekipet e OSHEE teksa duken duke ndërhyrë te sahatet.


Postimi
OSHE ne “ aksion” per nderrimin e sahateve ne qytetin Fier


Pasi faturuan 2 muaj nga zyra sipas viti te kaluar ne te gjithe abonentet por sidomos BIZNESET qe kane qene te mbyllura kete vit nga gjendja e fatkeqesise, tani kerkojne te fshehin vjedhjet.


Etiketa: , ,

Pas