Aktualitet

Denoncimi i PD: Erion Veliaj vjedh gjysmë mln $ nga shqiptarët për servise fotografike









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:49 - 01/12/20 |
mapo.al

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për vjedhje milionash në dobi të imazhit të tij.



Në një postim në “Facebook”, Këlliçi shkruan se 500 mijë dollarë nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për “servise fotografike e pispillosje”.


Paratë që mund të shkonin në dobi të të prekurve nga Covid-i, shprehet Këlliçi, Veliaj i vjedh në dobi të propagandës.




Ai gjithashtu risjell dokumentet e siguruara nga “Bold News”, të cilat vërtetojnë tenderin “luksoz”.



Postimi i Belind Këlliçit në “Facebook”:


Gjysmë milioni dollarë për 30 ditë! Paraja lumë për foto dhe video! Me firmën e të buzëqeshurit Erion Veliaj.

Në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur “kurën” për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!

Plot 41.265.000 lekësh pa TVSH (~500 mijë dollarë) nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për:

Lexo edhe :  Gazment Koduzi: Rama dështoi me shëndetësinë, plani i PD sjell ndryshimin

Mikrofon dual channel wireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi, etj.

Portali mediatik “Bold News” ka siguruar edhe dokumentet shoqëruese, ku mësohet se e gjithë vlera prej 41.265.000 lekësh pa TVSH do të shpenzohet vetëm për 30 ditë.

Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.

Para që mund të përdoren për të rimbursuar qytetarët për kurimin e shtrenjtë nga Covid-19! Ndërsa në Prishtinë, me propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti, komuna jep 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë, Bashkia Veliaj jo vetëm që s’jep kokërr leku, por shpenzon 500 mijë dollarë për servise fotografike e pispillosje në rrjete sociale.

Erion, je mishërimi i shprehjes “Fshati digjet, ajo krihet”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas