Aktualitet

Denoncimi i PD: Njerëzit janë lënë pa shtëpi për t’u përdorur për fushatë nga Rama dhe Veliaj








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:11 - 30/11/20 |
mapo.al

Zyrtari i PD-së, Gent Strazimiri denoncoi braktisjen e qytetarëve të prekur nga tërmeti më 26 nëntor, duke e cilësuar një mizaskenë kriminale në shërbim të fushatës elektorale të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.



Në një deklaratë për mediat, Strazimiri tha se njerëzit që humbën shtëpitë vijojnë të jetojnë në çadra, mes rrënojave apo në banesa me qera që nuk arrijnë t’i paguajnë dot.


Dhe kjo, sipas zyrtarit të PD-së, ndodh për shkak të “spektaklit propagandistik të hajdutëve të fatkeqësisë, Edi Rama dhe Erion Veliaj”.



“Dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022. Pra edhe dy vjet të tjera pa shtëpi. Për të kuptuar se sa kanë zvarritur situatën, mjafton të përmendim se 6 muaj pas tërmetit Bashkia e Tiranës nuk kishte akoma vlerësimin e saktë të banesave individuale të banesave që do të duhej të ndërtoheshin”, u shpreh ndër të tjera Strazimiri.



Deklarata e plotë e Gent Strazimirit:


Të dashur qytetarë, spektakli propagandistik i hajdutëve të fatkeqësisë,   Edi Rama dhe Erion Veliaj, ka vetëm një titull, dhe ai është mashtrim i madh. Një vit pas tërmetit ata  që kanë humbur shtëpitë vijojnë të jetojnë në çadra, mes rrënojave apo në qera që nuk arrijnë t’i paguajnë dot.

E gjithë kjo mizanskenë kriminale është menduar për t’u vendosur në shërbim të axhendës politike të hajduteve të fatkeqësisë.

Dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022. Pra edhe dy vjet të tjera pa shtëpi. Për të kuptuar se sa kanë zvarritur situatën, mjafton të përmendim se 6 muaj pas tërmetit Bashkia e Tiranës nuk kishte akoma vlerësimin e saktë të banesave individuale të banesave që do të duhej të ndërtoheshin. Në këto shtëpi Erion Veliaj ka qenë, xhiroi momentin e tij të minutazhit dhe nuk u duk më.

Të nderuar, qytetarë paratë janë aty, plot 17 milionë euro të tenderuara për 889 banesa individuale. Por arsyeja përse nuk po vazhdojnë punimet janë zgjedhjet e vitit tjetër, e gjithë kjo për propagandën e tyre, për foto gjatë fushatës, për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

Këto shtëpi do të duhej të kishin përfunduar tashmë, sepse nuk janë vila luksoze nëpër kodrat e Tiranës, por shtëpi njëkatëshe të cilat do të duhej të ishin ndërtuar në pak muaj.

Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, mjafton dashuria që ka brenda për ta kthyer atë në një çerdhe lumturie. Por ju o qeveritarë nuk keni nga t’i dini këto, sepse ju ka zënë sytë paraja dhe luksi i shfrenuar ku jetoni.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo ditë transparencë sepse refuzojmë faktin se pushteti i korruptuar i Edi Rames dhe Erion Veliaj të trajtojë njerëzit si kavie elektorale. Shumë shpejt perdja do të bjerë dhe hajdutët e fatkeqësisë do të përgjigjen përpara ligjit.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas