Aktualitet

Denoncimi i PD/ Ogerta ka vetëm 5 tamponë gjendje për Shkodrën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:37 - 08/07/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, në një postim në rrjetin social Facebook ka denoncuar mungesën e tamponëve në qytetin e Shkodrës.


Spahia shprehet se duke mos iu bërë testime personelit shëndetësor rritet zixhiri i infeksionit, duke veçuar rastin e infermieres së patologjisë së Shkodrës, e cila ka simptoma por nuk i bëhet tamponi pasi Shkodra ka vetëm 5 të tillë.


A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë?
Nëse keni teste siç thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla çdo ditë në spitale e qendra shëndetësore?”, thotë ndër të tjera ai. 



Statusi i Plotë:


OGERTA, VETËM 5 TAMPONË GJENDJE PËR SHKODRËN?????


Rasti i infermieres së patologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, po zbulon gënjeshtrën e madhe të Ogertës, e cila thotë se ka mjaftueshëm teste në dispozicion për rastet e dyshuara me Covid-19. Nëse keni siguruar furnizime testesh, atëherë si ka mundësi që cdo ditë ka denoncime nga personeli shëndetësor se nuk u bëhen tamponë kur i kërkojnë? Si ka mundësi p.sh. që infermieres së patologjisë së Shkodrës, që vijon të ketë simptoma, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë????
Si ka mundësi që puna vijon normalisht për kolegët e saj e askush nuk merr mundimin t’i testojë, ndërsa çdo ditë presin e përcjellin pacientë?
A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë?
Nëse keni teste siç thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtet mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet çdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide????


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas