Aktualitet

Denoncimi i PD: Pezullohen ndërhyrjet kirurgjikale në Spitalin e Shkodrës





               Publikuar në : 12:05 - 27/12/19 |
mapo.al

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, denoncon në faqen e tij të Facebook se janë pezulluar sërish ndërhyrjet kirurgjikale në Spitalin e Shkodrës. Sipas tij, kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetëm në repartin e Kirurgjisë por tashmë, edhe në atë të Obstetrikes, duhet të presë.


Denoncimi i Bardhit
PEZULLOHEN SERISH NDERHYRJET KIRURGJIKALE
Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!





Etiketa: ,

Pas