Kronika

Denoncimi i qytetarit: Më thanë nëna vdiq nga COVID, në skedë e kanë shkruar nga arresti kardiak (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:37 - 24/11/20 |
mapo.al

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po bën propagandë” me epideminë në vend.



Në Facebook, Koduzi ka publikuar edhe dëshminë e një qytetari nga Shijaku, i cili thotë se e ëma, Lirije Domi, pas disa ditësh e shtruar te Infektivi, pasi mjekët i kanë komunikuar se ishte prekur nga COVID-19, ka ndërruar jetë, por shton se në skedën e saj, shkak i vdekjes shkruhet arrest kardiak.


Qytetari kërkon nga Prokuroria të hetojë për rastin e nënës së tij.






“Në vendin tonë, fatkeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t’i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese”, thotë Koduzi mes të tjerash.


Postimi i plotë
Kjo është vetëm një dëshmi e dramës që po kalojnë familjet shqiptare në këto kohë të vështira.

Pikërisht në këtë periudhë të zymtë për të gjithë globin, qeveritë e vendeve të përgjegjshme bëhen pikë reference dhe ankorë shpëtimi për qytetarët e tyre. Me propagandën e tij, Edi Rama po i fyen shqiptarët e prekur nga pandemia.

Kjo është e turpshme!

Ne vendin tonë, fatkeqësisht, sistemi shëndetësor është bjerrur prej 8 vitesh, duke e lënë stafin mjekësor të përballet me një situatë të tillë tragjike, për një vend të vogël si ky i yni! Në vend që t’i mbështesë, Edi Rama po i përbalt mjekët dhe sakrificën e tyre vetëmohuese.

Kjo duhet të marrë fund menjëherë!

Ngushëllime familjes! Ne do të jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo përpjekje për të vënë në vend drejtësinë në emër të nënës suaj dhe të gjithë atyre shqiptarëve që kanë humbur të dashurit. 

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas