Aktualitet

Denoncimi i Vasilit: KQZ fut duart në kutitë e materialeve zgjedhore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:35 - 17/05/21 |
mapo.al

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të hënën ka denoncuar një dokument që tregon se KQZ ka futur duart në kutitë e materialeve zgjedhore, duke futur nga jashtë materiale që nuk janë në ato kuti.






Sipas tij, raporti i PEI-it, i konfiruar edhe nga numëruesit socialistë dhe nga hapja e sotme e kutive, që nuk ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore, është futur dorazi nga jashtë nga ana e administratës së KQZ-së, duke kompromentuar të gjithë procesin.


“Në kutitë e materialeve që u hapen nga vetë KQZ, shënohet qartë që mungojnë raporti dhe kuponat PEI, ndërkohë, nga persona të KQZ-së janë futur në listën e materialeve dokumente të cilat nuk ndodheshin në kuti, duke shkatërruar totalisht procesin”, citohet nga shënimi i Vasilit.







Ai, shkruan se masakrën zgjedhore nuk e mbulon dot më askush, dhe se denoncimi e çmontimi i masakrës zgjedhore dhe mafioze do jetë një mision i shenjtë dhe pa kthim.

Lexo edhe :  Nishani: Nëse ankimimet e PD ndryshojnë rezultatin, do t'i kërkoj falje Bashës


12


Etiketa: , , ,

Pas