Aktualitet

Denoncimi i Vasilit: Vendi përmbytet, Rama shpërblen me 10 mln euro 2 kompani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:49 - 08/01/21 |
mapo.al

Petrit Vasili, nënkryetar i Lëvizja Socialiste për Integrim, denoncoi pasditen e sotme se qeveria ka “shpërblyer me dy tendera, 10 milionë euro dy kompani, për mbikalimin Tiranë-Elbasan dhe rrugën Palasë-Dhërmi”. Në këtë situatë ku nga veriu në jug kanë ndodhur disa përmbytje, Vasili thotë se Edi Ramës nuk i interesohen cfarë bëhet këtu, por vijon vizitat jashtë vendit.





Qeveria e Edi Ramës vetëm sot në këto momente që komunikojmë ka vazhduar, megjithëse përmbytjet kanë pushtuar Shqipërinë, tenderat e saj të pafund dhe pamëshirshëm. Vetëm për dy tendera, mbikalimin Tiranë-Elbasan dhe rrugën Palasë-Dhërmi, kjo qeveri shpërblen dy kompani, duke ua dhënë tenderin pikërisht çmimeve më të larta, përkatësisht nga 5 mln e ca euro, më shumë sesa çmimi më i ulët. Shqiptarëve u grabitën 10 mln euro në një dorë.  


10 milionë euro janë vetëm dy tendera, por të tillë sekret, të pafund, drejtpërdrejt, klientëve të qeverisë që kanë dhënë emrin borxh dhe pas të cilëve qëndrojnë pronarët e vërtetë, politikë dhe mediatikë dhe këto para miliona të shpërdoruara, ndërkohë që jemi në pandemi, bëjnë që të mos ketë asnjë mjete logjistike, as ekskavator për të çliruar situatën në Shqipëri mijëra qytetarëve anembanë vendit. Shqipëria është e fundit për Edi Ramën, i cili ndonëse vendi është përmbytur vitin vizitat jashtë vendit dhe nuk shkruan asnjë fjalë dhe nuk interesohet asnjë fjalë për Shqipërinë. 

Duhet të ishte këtu në krye të punëve. Kjo qeveri në vend që të ndërpriste cdo lloj procedure prokurimi, po mbush xhepat në ikje e sipër. Nuk reshtin dhe grabisin 10 milionë euro në një dorë. 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit të madh, hapjes së cdo letre, verifikimi të cdo procedure, do të jenë para drejtësisë” tha Vasili.



1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas