Sociale

Denoncimi i Vokshit: Nxënësve të klasës 5 u mësohet hashashi/FOTO






               Publikuar në : 11:59 - 10/03/19 |
mapo.al

Një denoncim vërtet tronditës është bërë nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në Facebook. Duke postuar foton e një faqeje të librit të “Biologjisë” që studiohet nga nxënësit e klasave të 5-ta, ajo tregon se të miturve u mësohet edhe hashashi. Në këtë tekst shkollor duket e printuar edhe një gjethe e bimës së kanabisit.


Denoncimi i Vokshit:

SKANDALI me tekstet shkollore.

Hashashin ja mësojnë fëmijëve që në klasë të pestë.

Unë si nënë e dy fëmijëve në klasë të pestë dhe prindërit e shqetësuar ai une, a duhet të pranojmë që të mësohet hashashi si bimë e zakonshme?

A i kontrollon Ministria e Arsimit tekstet shkollore para se të botohen??

Kush mban përgjegjësi për këto që ju mësojnë fëmijëve tanë???

#KyNukËshtëArsimiQëDuamPërFëmijëtTanë

#Protesto#16Mars#ParaKryeministrisë


Etiketa: , ,

Pas